Edhe në qytetin e Shkodrës, është grabitur një banesë në lagjen “Vasil Shanto”. Një person ende i paidentifikuar nga policia, ka arritur të grabisë 300 mijë lekë, 400 euro, një unazë floriri, një gjerdan floriri dhe një lap-top nga banesa e 36-vjeçarit me iniciale D. Ll. Pasi konstatoi ngjarjen, kryefamiljari bëri denoncim në komisariatin e policisë dhe ekspertët morën gjurmët në vendngjarje për të bërë të mundur identifikimin e agresorit. Policia tha se kjo ka qenë një plaçkitje, pasi autori nuk ka pasur armë apo maska.
