Organizata e Peshkimit në Shkodër ka marrë përsipër pastrimin përfundimtar të liqenit nga binarët e peshkimit, një problematikë e vjetër që ka ndikuar në dëmtimin e ekosistemit të liqenit dhe në zhdukjen e llojeve të veçanta të peshkut kryesisht migratorë. Aksioni për pastrimin e vijës liqenore, ka angazhuar 12 efektivë të organizatës së menaxhimit të peshkimit, më mbështetjen edhe të policisë kufitare. Peshkatarët me anë të instalimit të mjeteve fikse kishin bërë të mundur që të ndalonin lëvizjen e peshkut, duke e mbajtur më pas me rrjeta.
