Shkodër, përmbytjet prekin edhe shtëpitë

Dita

Met Beci është një nga banorët e Dajçit që po mundohet të shpëtojë ç’të mundet, pasi uji ka mbuluar gjithë banesën e tij. Dëmet janë të mëdha, thotë ai, dhe deri tani askush nuk u ka ardhur në ndihmë.

“Sot është dita e gjashtë që jemi kështu”, thotë Meti.

Përmbytja ka prekur edhe fshatrat në kufi me Lezhën. Rruga e Malit të Jushit tashmë kalohet vetëm me mjete të larta, pasi ka mbi një metër ujë në të. Kryeplaku i fshatit, Arben Marku sqaron se mungon uji i pijshëm dhe shumë banesa janë nën pushtetin e ujit.

“Gjendja është katastrofike komplet. Nuk ka ardhur njeri akoma për t’u interesuar”, shprehet Marku.

Banorët e Malit të Jushit bëjnë apel për ndihmë: “80 cm e kemi ujin në oborr. Mungon uji i pijshëm dhe jemi të izoluar. Askush nuk ka ardhur”.

Përmbytja dhe stuhitë e erës kanë shkaktuar dëme edhe në lagjen Vilu të Rrjollit në Velipojë, ku është rrëzuar transformatori duke lënë pa energji fshatin. Edhe prurjet e Bunës kanë bërë që uji të ketë një dalje të lehtë në pedonalen pranë Urës së Bunës./tch

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *