Një aksident i ndodhur në orët e para të mëngjesit në hyrje të qytetit të Shkodrës ka shkaktuar katër të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, kur dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dhe plagosjen e 4 personave që udhëtonin me to.
Mësohet se dy prej të plagosurve janë dërguar për kurim më të specializuar në Spitalin Ushtarak për shkak të gjendjes së tyre të rëndë shëndetësore.
Policia po bën verifikimet lidhur me aksidentin, ci cili paraprakisht dyshohet të ketë ardhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë.
