Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Murriqan.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Zeus dhe për pasojë njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe përfunduar në lumin e Bunës.
Dyshohet se në automjetin i cili përfundoi në lum ndodhet edhe shoferi i makinës.
Ndërkohë menjëherë në vendngjarja ka shkuar forcat e policisë si dhe polumbarët të cilët po vijojnë punën për nxjerrjen e automjetit nga lumi.
Mësohet gjithashtu se fatmirësisht në automjetin tjetër nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë ende mbeten të paqarta rrethanat e aksidentit.
