Shkodër, plagoset me armë 37-vjeçarja, dyshohet për krim në familje

redaktor

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Vaun e Dejës të Shkodrës. Sipas policisë në spitalin Rajonal të Shkodrës është paraqitur një 37-vjeçare, e cila kishte plagë të shkaktuar nga plumbi.

Gruaja ishte qëlluar në bark dhe ka të dëmtuar edhe shtyllën kurrizore. Ajo ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia dyshon se ngjarja është një krim brenda familjes, ndërsa ka nisur hetimet dhe verifikimet me të afërmit e të plagosurës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *