Shkodër, plagoset me thikë një shtetas, në kërkim autori

Saimir Lleshi

Një shtetas mbeti i plagosur me thikë rreth orës 11:00 të ditës së sotme në lagjen “Partizani” të Shkodrës.

Shtetasi Elfit Rama, banues në këtë lagje, pas një konflikti të çastit ka goditur me thikë shtetasin me iniciale A.M, 39-vjeç, banues po në këtë lagje.

Policia sqaroi se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes.

Në vendin ku ndodhi plagosja mbërriti grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rastit. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *