Një 49-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Rragam të Shkodrës, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 minuta të ditës së sotme, ku u godit me thikë shtetasi me iniciale A.H., banues në këtë fshat.
Ai është transportuar me urgjencë për në spitalin e Shkodrës, dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Policia lokale ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit Ludovik Ahmataj 61 vjeç.
Po kryhen veprime me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
a.s/dita
