Një person është plagosur me armë zjarri sot paradite në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë bustit të Isa Boletinit. Mësohet se i plagosuri është Gjergj Bunga, i cili është qëlluar me armë zjarri ndërsa udhëtonte me një motoçikletë. Sipas policisë, personi që ka qëlluar me armë është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij.
