Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses mbrëmjen e së premtes, një operacion në të gjithë qytetin, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh pa leje dhe municione të tjera, ndërsa ka rënë në pranga edhe një 38 vjeçar. Mësohet se operacioni është zhvilluar në disa lagje të qytetit, ndërsa në pranga ka rënë Ndok Marku, 38 vjeç, banues në lagjen “Tepe”, i cili është arrestuar nën posedimin e një arme zjarri automatik. Sipas policisë, aksioni do të vijojë përgjatë gjithë fundjavës, ku priten edhe arrestime të të tjera.
