Shkodër, pranga 34-vjeçarit, i vodhi çantën një gruaje  

anazapta

Policia e Shkodrës arrestoi një 34-vjeçar që akuzohet për vjedhjen e çantës së dorës dhe çelësin e banesës së një gruaje. Me anë të një njoftimi zyrtar, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Markolin Prendi, 34 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Shkolla e Ndërtimit”, Shkodër është kapur në flagrancë nga shërbimet e Patrullave të Përgjithshme, duke i vjedhur me forcë çantën e dorës dhe çelësin e banesës së shtetases me iniciale M. K.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *