Pritë me armë një automjeti në aksin rrugor Pukë-Vau i Dejës mëngjesin e djeshëm. Makina me targa AA354KM, që drejtohej nga i riu me inicialet E. D., nga Tirana, është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar. Fatmirësisht asnjë nga plumbat e lëshuar në drejtim të tij nuk e ka prekur, ndërsa janë thyer vetëm dy xhamat e mjetit. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet. Policia tha se ende nuk dihet nëse është një atentat të mundshëm, apo tentativë për grabitje. I riu ka thënë se nuk ka konflikte me asnjë person.
