Në fshatin Juban të komunës Gur i Zi në Shkodër pritet që të nisë puna për hapjen e një pusi nafte. Mësohet se do të jetë një kompani kanadeze e specializuar për kërkime e shpime për naftë ajo që do të nisë së shpejti punën. Përfaqësues të kësaj kompanie thonë se tashmë ka përfunduar studimi i zonës dhe është piketuar vendi në të cilin do të ngrihet pusi që do të nxjerrë naftë.
Nxjerrja e naftës do të bëhet vetëm në zonën e Jubanit dhe nuk do të shtrihet në zona të tjera dhe as në liqenin e Shkodrës Sipas specialistëve, pusi i naftës që do të hapet në Juban mendohet të jetë 2500-3000 metra i thellë. Jubani bëhet i pari territor në rrethin e Shkodrës që do të nxjerrë naftë nga nëntoka.
Në maj të këtij viti ka përfunduar ndërtimi i rrugëve dhe i sheshit ku do të ngrihet pusi për nxjerrjen e naftës dhe, sipas specialistëve dhe përfaqësuesve, janë kryer të gjitha proceduarat ligjore duke marrë lejen mjedisore, atë të ndërtimit etj.

Do zoti te gjejne nafte s embase ulet cmimi i karburantit ne Shqiperi .,por ne nuk dijme t\e bejme mareveshje me te huajte ne keto raste dhe na i vjedhin te gjitha ata …..