Shkodër, qarkullonte i armatosur, arrestohet 26-vjeçari

Ornela

Agjentë të policisë së Shkodrës kanë arrestuar në orët e fundit një 26-vjeçar që qarkullonte i pajisur me armë zjarri.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Briken Tuzi, banues në qytetin verior.

Personi në fjalë po udhëtonte me një “BMW” me targë “AA 009 PH”, ku pas kontrollit të ushtruar është gjetur një pistoletë e llojit “Browning”, e kalibrit 7.65 mm.

Arma e zjarrit është konfiskuar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që çështja i ka kaluar prokurorisë së rrethit për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *