Sot në orën 16.30, është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, i plagosur me armë zjarri, 35-vjeçari Nard Polia, 36 vjeç nga Thethi.
Megjithë përpjekjet për t’i dhënë ndihmë mjekësore ai ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë dhe sipas informacioneve të para dyshohet se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me një automjet.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, që po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
Polia rezulton të jetë një njeri që merrej me turizmin edhe pronari i një bujtine në zonën e Thethit me emrin “Polia”
v.l/ Dita
