Në Shkodër është rritur kriminaliteti në vitin 2021 me 11.9% dhe është ulur zbulueshmëria me 5%, sipas drejtorit të Policisë së Shkodrës Hamdi Fjora gjatë analizës së punës për vitin 2021.
“Gjatë vitit 2020 janë evidentuar 1760 vepra penale dhe janë zbuluar 1636 me 2026 autorë të implikuar, 402 nga të cilët të arrestuar, 135 të ndaluar, 1363 të ndjekur në gjendje të lirë dhe 126 të shpallur në kërkim. Rezulton se në vitin 2021, në Qarkun Shkodër, është rritur kriminaliteti me 11.9% dhe është ulur zbulueshmëria me 5%. Dendësia e kriminalitetit për vitin 2021, referuar tendencave të veprave penale sipas drejtimit dhe territorit, dominohet nga numri i veprave penale që ka hetuar Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Shkodër, specialistët e të cilit kanë hetuar mesatarisht 34% të totalit të veprave penale në Qarkun Shkodër.
Pasuar nga figurat e veprave penale të krimeve ekonomike dhe financiare që zënë rreth 21% të totalit të veprave penale të evidencuara në Qarkun Shkodër. Dhe më pas veprat penale në fushën e qarkullimit rrugor me rreth 14% të totalit të veprave penale të evidencuara në Qarkun Shkodër”, ka thënë ai mes të tjerash.
Gjatë vitit 2021 Fjora tha se në Shkodër janë evidentuar 1999 vepra penale dhe janë zbuluar 1753, me 2392 autorë të implikuar, 581 nga të cilët janë arrestuar, 152 janë ndaluar, 1473 janë ndjekur në gjendje të lirë dhe 186 janë shpallur në kërkim.
a.m/dita

Fajin e ka Voltana.