Shkodër, sekuestrohen 10 kg drogë e llojit kanabis

Saimir Lleshi

Një operacion i koduar “Golemi” përfundoi me sekuestrimin e 10 kg drogë të llojit kanabis sativa. Lënda narkotike është sekuestruar në fshatin Golem të Shkodrës.

Në pranga përfundoi Gjon Shkambi, 32-vjeç.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore organizuan operacionin e koduar “Golemi” ku gjatë kontrollit të banesës së shtetasit ‘Gjon Shkambi’ u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 10.4 (dhjetë pikë katër) kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, sqaron policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *