Shkodër, sherr mes të rinjte, plagoset me gurë 18-vjeçari

anazapta

Një sherr për motive të dobëta për pak ka rrezikuar jetën e një 18-vjeçari i cili u godit me gurë në kokë. Ngjarja ndodhi dje në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër kur Fred Sh., 25 vjeç dhe G.H, 18 vjeç janë përfshirë në një sherr. Pas fjalëve fyese të ndërsjella, dyshohet se 25-vjeçari ka goditur me gurë në kokë kundërshtarin duke e lënë të plagosur. Pas ngjarjes autori u largua me shpejtësi duke u shpëtuar prangave. Ai u shpall në kërkim ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *