Shkodër, sherr në qendër, plagoset me armë adoleshenti

anazapta

Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e djeshme në Shkodër. Burime nga policia lokale bënë të ditur se Françesk Mala është qëlluar me armë zjarri në afërsi të qendrës së qytetit, pas një konflikti të çastit me një person, i cili nuk është identifikuar ende. Mësohet se autori i plagosjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. I plagosuri u dërgua në spital, ku edhe po mjekohet, ndërsa nuk ka rrezik për jetën. Policia po heton edhe shkaqet e konfliktit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *