Shkodër, sherri përfundon në 2 të plagosur me armë

anazapta

Dy persona kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati midis tyre për një konflikt më të hershëm. Ngjarja ndodhi dje pasdite, në lagjen “Rus” të Shkodrës, në vendin e quajtur “ish-Poçeria”. Të plagosurit janë Lekë Peri, 31 vjeç dhe Alban Bandulla, 37 vjeç, ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Fillimisht ata kanë debatuar dhe më pas kanë nxjerrë armët. Lek Peri ka marrë 2 plumba në këmbë, ndërsa 37-vjeçari është plagosur me 3 plumba në gjoks dhe në bark.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *