Kanë mjaftuar reshjet e shiut të rëna gjatë mbrëmjes së enjte, që palestra e shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Shkodër të notojë në ujë. Çatia e amortizuar prej disa vitesh radhazi e kësaj shkolle nuk është rregulluar as pas rikonstruksionin që bashkia bëri 7 vjet më parë, me fond 63 milionë lekë. Muret janë dëmtuar dhe parketi po kalbet. Mësuesi i orës së edukimit fizik, Alban Noga, shpjegon se kushtet janë të vështira. Në këtë palestër stërviten edhe vajzat e volejbollit të Vllaznisë, pasi pallati i sportit “Qazim Dervishi” po rikonstruktohet.
