UPDATE – DITA: Një krim i rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Shkodrës.
Konflikti që dyshohet se ka nisur brenda ambienteve të lokalit “Argent” me muzikë tallava në Bushat, ka përfunduar me shkëmbim zjarri me armë jashtë ambienteve.
Për pasojë një vajzë ende e paidentifikuar humbi jetën dhe mbetën të plagosur 2 prej burrave në konflikt, njëri prej të cilëve mendohet se ka qenë edhe shoqëruesi i viktimës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, afër një kompleksi të njohur në këtë zonë, që ndodhet buzë aksit Shkodër-Lezhë.
Të plagosurit janë Selim A., 56 vjeç, nga Bërdica dhe Paulin N., 30 vjeç, nga Vau i Dejës, që ndodhen në spital.
Vajza mësohet se e ka humbur jetën në vend dhe trupi i saj u gjet brenda fuoristradës “BMW X5”, me targa SH 6969 E.
Deri në orët e vona janë kryer shoqërime të shumta të personave dëshmitarë, përfshirë personelin e lokalit dhe administratorët.
Paulin N., që është më rëndë, u dërgua në spital, kurse Selim A., është jashtë rrezikut për jetën. Të dy mbahen nën arrest deri në sqarimin e rrethanave.
Dyshohet se të dy personat kanë shkëmbyer zjarr me njëri-tjetrin pas një grindje në ambientet e brendshme për motive të dobëta.
Dyshohet se shkak janë bërë replikat ordinere për shikime dhe ngacmime.
Raportohet se fillimisht ka patur përplasje fizike mes palëve të ulur në tavolina të ndryshme. Pas kësaj pjesëtarët e tavolinës ku ndodhej vajza kanë dalë nga lokali i natës për t’u larguar.
Por autorët sipas dëshmitarëve, i kanë ndjekur nga pas dhe i kanë qëlluar me armë.
Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të shumta, ndaj mendohet se është përdorur më shumë se një armë dhe ka pasur shkëmbim zjarri nga të dy palët.
Burime nga policia thanë për DITA se kanë disa emra të personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt.
Disa prej tyre janë i kanë ndjekur deri në fshatin Stakaj, zonë nga edhe janë larguar pas ngjarjes.
Dëshmitë e mbledhura kanë çuar tek emrat e atentatorëve, që thuhet se kanë qenë edhe klientë në lokalin e natës, por policia nuk i publikoi për shkaqe hetimore.
Po verifikohen rolet e dy të plagosurve, që ruhen me policë në spital, nën arrest për efekt të hetimeve. Grupi hetimor ka ngritur akuzën e “vrasjes me dashje”, “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Në grupin hetimor bëjnë pjesë drejtuesit e policisë vendore dhe të prokurorisë / DITA

Fajin e ka Saliu!
Natyrisht qe Saliu e ka fajin. Futeni ne burg Saliun dhe do te shikoni se si do te qetesohet ky popull. Kjo gjendje me vrasje vetem atij i sherben per te destabilizuar vendin.
Po ! Fajin e ka Saliu që që hapi depot e ushtrisë !
Fajin e ke edhe ti që je idiot dhe i vete pas Saliut !
Te jap 1001 arsye po deshe qe FAJIN E KA AI PLEHRA QE KE PERMENDUR!!!
Pse popullsia mban arme me vete sikur te jene karamele? Sepse NDYRESIRA qe ke permendur e dinte shume mire gjendjen e firmave piramidale dhe 1 jave perpara se te falimetonin de facto doli ne TV publik dhe i tha shqiptareve se leket e tyre ishin te sigurta, se çfare ndodhi me pas me rremujat, lufta civile dhe hapja e depove eshte histori (histori e hidhur).
Ai VAMPIRI qe ti ke permendur eshte ai qe shkaterroi vlerat ne kete vend! Eshte ai qe shkaterroi themelin, familjen, me varferine qe solli! Eshte ai qe shkaterroi sistemin arsimor, ku dipllomat nuk kishin me vlere por mjaftonte miku e leku edhe pse mund te ishe thjesht koqe kandari!
Ai PIS qe ke permendur eshte shkaktari i shkaterrimit te gjyqesorit me dipllomat e plepave, lejoi vurjen e ca kungujve te korruptuar ne krye te sistemit te drejtesise!
Ai KRIMINEL qe ke permendur, u be shembulli i mos-ndeshkimit perpara shqiptareve edhe pse eshte nje vrases i shumefishte!
Do akoma???
Sali kurva I ka te gjitha fajet.Ai I armatosi .
Llogjika zero, nuk behet ky popull, do remont kapital.
Po normal qe e ka edhe saliu o arben o krijes unicelulare,kush i la armet sheshit ne 97 dhe kush i beri gjykatat çorbe,ah ngrihu Enver dhe nje here nga varri ngrihu,ngrihu tua shkosh dhe nje here lodren shtazève te kqija
Fajin e ka Maks Velo !
Lokal…Muzike Live ne KryeBushat…Bmw X5, makine garipash, dy meshkuj dhe 1 femer…Me siguri sherr per muziken….Me thoni per te saten here e njejta tablo, njerez qe vriten per motive kaq banale, sa i lire qenka mishi i njeriut! Rivalizon me cmimin e mishit te pules.Lokal me muzike Live perkthehet prenotim per vdekje, vanitet mesjetar ne katerkendeshin e Mizerjes, fshati KryeBushat ka Lokal me muzike Live, o tempora, o mores!
Ne fakt krime do ndodhin gjithmone. Ketu ne Albanistan kriminelet benin ligjin dhe ka nga ata qe nuk e kane kuptuar qe shteti dhe policia do jene pas tyre dhe qe tani do ta kene me te veshtire qe ti shpetojne ligjin.
Per gjendjen e krijuar eshte ashiqare Fajin e ka Saliu (hapja e depove, kriminalizimi i shoqerise, rrumpalla dhe mbi te gjitha pandushkueshmeria e krimineleve, gjykatat e korruptuara). Do kohe qe gjerat te kthehen ne normalitet
Shpresoj qe Policia ti kapi shpejt autoret
ilir:Fajine qe ju ka lindur ju,ma mire te kishte lindur nje zog gomari se ju more torollak.
gomaret nuk jan per muzik ,jan vetem te ngarkohen,rroft enver hoxha
Cdo tallavaja ne shkoder pffffff tmerr.
Po në Amerikë ka po aq shum armë në shtëpit e Amerikanve edhe atje fajin e ka Saliu??? jo jo Fajin e ka Injoranca Made in Albania