Të paktën 8 banesa janë raportuar të përfshira nga zjarri gjatë dy javëve të fundit në qarkun e Shkodrës. Shkak raportohet se ka qenë shkëndija elektrike dhe defektet në sistemin instalues apo pajisjet elektro-shtëpiake. I fundit i dëmtuar është kryefamiljari Dedë Tinaj. Kurse kreu i Zjarrfikësve në Shkodër, Muhamet Smajlja u ka bërë apel banorëve që të mos abuzojnë me ndezjen e të gjitha pajisjeve elektro-shtëpiake. Fatmirësisht nga 8 zjarret e shënuara nuk ka pasur njerëz të dëmtuar, por vetëm në materiale.
