Shkodër, shpërthen me eksploziv makina e inspektores së DAR

Ornela

Një shpërthim me eksploziv në orët e para të mëngjesit të sotëm ka tronditur qytetin verior.

Eksplozivi i ishte vendosur makinës tip Volkswagen në pronësi të inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale, Frida Kopliku, 60-vjeçe.

Nga shpërthimi makina është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarrfikësja ka arritur në kohë duke parandaluar djegien.

Efektivet e policisë dyshojnë për lëndë plasëse artizanale që i është vendosur makinës poshtë sediljes.

Në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar në lagjen “Vojo Kushi”.

Nga shpërthimi, automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme. Nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Grupi hetimor do të marrë edhe dëshminë e inspektores për konfliktet e mundshme për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *