Shkodër, studentët thyejnë dyert e Universitetit

Ornela

Rreth 20 studentë në Shkodër thyen me forcë dyert e godinës së re të Fakultetit Juridik.

Ata kërkonin të futeshin me forcë brenda, me qëllim për të vazhduar mësimin në ambientet e reja, dhe jo më në auditorët e vjetër.

Gjatë kësaj tentative pati dhe debate mes tyre dhe Rektorit Adem Bekteshi, i cili u kërkoi të rinjve të mos dëmtojnë pronën e përbashkët.

Për këtë ngjarje, policia e Shkodrës ka nisur hetimet dhe priten shoqërime të personave që thyen dyert.

Godina e re do të hapej këtë fillim muaji, por sipas drejtuesve të Fakultetit rrjeti elektrik ka shfaqur probleme dhe për këtë arsye studentëve u është thënë se do të nisin mësimin në ambientet e reja në mesin e muajit.

o.j/dita

Share This Article
15 Comments
  • Studente juridiku qe e fillojne karrieren duke thyer ligjet dhe shkaterruar pronen. Kush thyen ligjin duhet te perjashtohet automatikisht nga fakulteti dhe te mos fus me kembe aty. Ndryshe jo vetingu po asgje nuk e rregullon drejtesine.

  • Cfare behet keshtu ?
    Te ndertosh nje ndertese te re e ta shkallmosh deren kryesore si huligane , eshte akti me i turpshem. Ajo ndertese eshte bere me leket e taksapaguesve shqiptare.
    Si ka mundesi qe , ato studente ( neqoftese jane studente),, pa filluar pune si juriste ( gjygjtare, prokurore, avokate e notere), tregojne e bejne akte vandale ?
    TURP.

  • Shkodranet jane shquar kurdohere per vandalizem dhe vetedijen e ulet te perkatesise kombetare ! Destruktiviteti i ketyre rrugaceve nuk habit kerkend !

  • Atje filluan shkaterrimet dhe vrasjet ne fillim te viteve “90 dhe qe po vazhdojne edhe sot mbas gati 30vjetesh;Fytyra e vertete e “demokracise”!

  • Shkodra eshte qytet i kontrasteve. Pa dyshimin me te vogel ne kete qytet shumica jane njerez te edukuar, me kulture qytetare dhe ke shume deshire te bisedosh me ta. Po ne te njejten kohe eshte e tmerreshme qe ta thuash por ndodhen edhe shume alabake qe shkodranet i quajne horra dhe sillen si vandale. Pyetja ime eshte: A nuk ka mundesi qe ata njerez te mire dhe te edukuar ta shikojne vet kete dukuri dhe te bejne qe kurre me ne qytetin e tyre te mos ndodhin gjera qe e turperojne ate?!

  • Nuk behet demokraci me shpellare,or jo.
    Nuk merrni vote ju,or jo,.Harrojeni 92.Nuk duam tu shohim bojen rrugaceve,malokeve,kafsheve,..Keta qe shkallmuan deren,ne burg!

  • Keta jane per terheqje litari! Barbaret e kohes moderne nen organizimin dhe kujdesin e ojq-ve pd dhe lsi, mortja, qe s’i ha!
    Shqiperia me kete rrace nuk ka te ardhme dhe pjeset e shendosha te trupit te kombit do te vuajne gjate nga dhembjet, qe shkaktojne keta ”birbot” pa tru.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *