Një stuhi e fuqishme shiu dhe ere përfshiu mesnatën e së dielës Bërdicën në Shkodër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Një kalçeto është shkatërruar, duke dëmtuar edhe një banesë. Disa stalla bagëtish u ka marrë era çatitë, ndërkohë që nuk konstatohen të plagosur. Dëme fermerëve të Bërdicës u janë shkaktuar edhe me serat të cilave u është shkatërruar plastmasi dhe të mbjellat. Gjithashtu grilat e disa dyqaneve janë shkatërruar nga stuhia. Disa banesa janë pa energji elektrike nga dëmtimi i linjave të tensionit të mesëm. Autoritetet nisën verifikimin e dëmeve.
