Shkodër, të zhgënjyerit nga gara për kreun e demokratëve drejt FRD

anazapta

Nuk janë të paktë demokratët që mbetën të pakënaqur nga mënyra se si u zgjodh kryetari i ri i opozitës së re. Tashmë duket se destinacioni i kësaj pjese të anëtarësisë së PD-së do të jetë Fryma e Re Demokratike. Gazeta “Shqip” shkruan sot se në Shkodër anëtarët e PD kanë nisur bisedimet me partinë e ish-presidentit Topi.

Kandidati i FRD, Fatlum Nurja, thotë se gjatë ditëve të fundit ka pasur kontakte me shumë anëtarë të PD-së. “Gjatë këtyre ditëve kemi pasur telefonata, kontakte nga anëtarët dhe militantët e PD-së, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për PD-në dhe duke u sjellë me ne si persona të cilët, sikur vërtetonin tezën tonë që e kemi shprehur shumë kohë më parë, që në atë parti nuk funksionon mekanizmi i brendshëm dhe ka shumë pak shanse që të jetë demokratike”, thotë Nurja.

“Ne presim që personat, të cilët ndajnë të njëjtat pikëpamje me ne, të afrohen në FRD. Nga ana tjetër, FRD është një parti e hapur për të gjithë intelektualët demokratë, për personat të cilët kanë përqafuar filozofinë tonë. Ne nuk jemi thjesht urë lidhëse e qasjes politike shqiptare, por natyrisht kemi objektivat dhe pikëpamjet tona, kemi strukturat tona dhe, ata që e pranojnë programin e strukturës sonë, janë të mirëseardhur, kushdo qoftë”.

Share This Article
3 Comments
  • CPRISNI AKOMA SE KUPTONI SE PD KA MARR FUND ?KALONI MASIVISHT KE FRD ATLERNATIVA E VETME E TE DJATHTES SE VERTETE ,BRAKTISENI KUFOMEN POLITIKE SALI HALE BERISHA

  • Largojuni inercise qorre !Hikni sa me shpejt nga INFEKSIONI me i madh kombetar, formoni formacione te reja , me ide te verteta te djathta , e jo me individe qe kane qene dhe jane “Kali i Trojes” !E djathta e VERTETE nuk ka dale akoma ne skenen e politikes shqiptare…!Fatkeqesisht Shqiperija nuk ka akoma asnje parti politike te djathte , me vizione te qarta te nje te djathte europiane…

  • Efektivishte Patia e Djathte ne Shqipri nuke eshte prezantuar,le te shpresojme ne lindjen e saj me fizjonomi dhe vizjon Perndimor.
    Me program gjitheperfshires, ku te perfaqsohen te gjitha shtresat,pavarsishte zbehjes prej pseudo-poltikanve te sotem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *