Shkodër, tentoi të vriste gruan, policia e arreston

redaktor

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 47-vjeçar për dhunë në familje. Ismet Mehmetaj u ndalua dje në flagrancë nga blutë e këtij qyteti, pasi ka kanosur me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij minoren. Siç bën me dije policia, ngjarja ka ndodhur në banesën ku jeton familja Mehmetaj, dhe Ismeti pas një grindje me të shoqen E. Mehmetaj, 36-vjeçe, e ka kanosur këtë të fundit për vrasje me thikë si dhe djalin e tyre E. Mehmetaj, 14 vjeç. Pas hetimeve të kryera, materialet i kaluan prokurorisë për dhunë në familje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *