Një 64-vjecar u mbyt dje ndërsa tentoi të kaloje lumin Kir në këmbë. Ai donte të shkonte në fshatin Bardhaj, por rrjedhja e fortë e ujit e mori me vete. Banorët njoftuan policinë, por 64-vjeçari i identifikuar si Fran Suti, banor i komunës Rrethina, nuk mundi të shpëtojë. Trupin e tij të pajetë e nxori punonjësi i policisë vendore, Vehbi Nase, i cili rrezikoi të mbytej edhe vetë për shkak të forcës se rrjedhës. Policia nisi hetimet për ngjarjen dhe tha se rrethanat janë aksidentale, pasi viktima nuk e ka menduar se rrjedha ishte shumë e fortë.
