Shkodër, tregtari qëllohet me dy plumba në kokë

anazapta

Një tregtari i duhanit në Shkodër, është qëllua me dy plumba në kokë. Gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës afër banesës së 48 vjeçarit Ndue Cini, në zonën e quajtur Ura e Trenit. Tregtari kishte ulur shpejtesinë e makinës për tu futur në oborr kur autori ka shtënë nga shumë afër me pistoletë. Familjaret e gjeten të gjakosur dhe për shkak të gjendjes së rëndë u bë dërgimi  në Spitalin Ushtarak. Cini bashkë me vëllezërit e tij tregtojnë mallra të ndryshme ushqimore dhe kanë në pronësi disa dyqane si dhe një punishte të duhanit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *