Shpërthimet me eksploziv po kthehen në modë, pasi dje është shënuar atentati i 24-t, në më pak se pesë muaj. Dy persona tashmë të identifikuar, kanë vendosur një sasi të konsiderueshme tritoli në derën e shtëpisë të familjes së Bledar Cangaj, 34 vjeç, i njohur si tregtar i makinave të përdorura që i importonte nga Gjermania dhe Italia. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm në Shkodër, në hyrje të qytetit verior, në vendin e quajtur “kompleksi URA”, në lagjen “Salo Halili”. Dëmet për fat të mirë janë vetëm në materiale. Policia ka shoqëruar 10 persona të dyshuar, kryesisht persona që kishin raporte pune me tregtarin, ose konflikte të vjetra dhe të ditëve të fundit. Në pranga ra mbrëmë si i dyshuar, i mituri Marselian Guri, 15 vjeç dhe në kërkim u shpall shoku i tij Shkëlzen Xhenia, 22 vjeç, banues në këtë lagje. I pyetur në lidhje me ngjarjen, tregtari ka deklaruar vetëm se nuk kishte asnjë konflikt me njeri. Policia tha se autorët kanë ditur të hapë derën e madhe të pallatit dhe më pas me ashensor është ngjitur në katin e pestë për të vënë bombën.
Ngjarja
Ngjarja ndodhi në katin e pestë të pallatit. “Nuk kam konflikte me askënd, nuk e di se prej kujt e kam këtë tritol. Më kanë terrorizuar familjen”, ka deklaruar Cangaj i pyetur nga media. Mësohet se nga shpërthimi i lëndës eksplozive banesa është dëmtuar shumë. Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në banesë kanë qenë 8 persona, vetë tregtari Cangaj, gruaja e tij, dy fëmijët, prindërit dhe motra me një fëmijë. Policia thotë se nga shpërthimi nuk ka dëmtime në njerëz, por paniku ishte i madh. Edhe fqinjët e familjes Cangaj janë tronditur dhe terrorizuar, duke kërkuar masa të menjëhershme nga shteti për kapjen e autorëve.
Policia
Policia lokale tha se hetimet janë përqendruar në aktivitetin e tregtarit Cangaj, që sillte makina nga Gjermania dhe Italia, ndërsa më pas i shiste në Shqipëri. Por bëhet e ditur se kohët e fundit ka qenë i papunë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e policisë të Drejtorisë Policisë Qarkut, Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë. Janë shoqëruar në komisariat disa persona, janë kryer disa kontrolle banesash. Nga shpërthimi u evidentuan shkatërrimi i derës, mureve, xhamave, suvaja dhe plasaritje të tjera. Kurse mbrëmë vonë u njoftua se Marselian Guri, që banon në këtë lagje, ishte ndaluar si i dyshuar dhe shoku i tij Shkëlzen Xhenia, u shpall në kërkim. Shkak është bërë një grindje me motive të dobëta.
PUNE MALOKESH…..NUK KA LIDHJE ME KOMBIN SHQIPETARE KJO KA RENDESI TE MADHE….SA PER MALO-PLERAT……..NE HALE VAFSHIN
Nuk e marr vesh qa asht kjo deshir me i qujt verioret me lloj lloj epitetesh. Pse i quan verioret malok se marr vesh. Un nuk e di prej nga je ti por mos harro se pjesa ma e madhe e shqiperis asht mal. Si ne veri ashtu edhe ne jug ka male, plus qe dinamiti e bombat nuk jan tu u vu vetem ne shkoder por ne tan Shqiperin. Pse u dashka me u qujt nje qytet 2400 vjecar dhe banoret e saj malok kete nuk arrij ta kuptoj. Un perseri nuk e di se prej nga je por mos harro se edhe Shkodra asht pjes e Shqiperis e mos harro se asht pjes e rendesishme e Shqiperis. E qe ky qytet vazhdon me ken pjes e Shqiperis asht derdh shum gjak. Me respek nga Shkodra.
Shkodran te pergezoj per qytetarine, dicka e huaj per ferren qe komentoi siper teje.
O Shkodran se mar vesh pse meresh DHE humb kohen tende me debilat!!
E vertete nuk eshte koha me zenka midis nesh. Boll na kane ndare te tjeret. Na futen spiune,agjente, terroriste,drogmene,kurvare,trafikante etj, duke na bere deme qe nuk kane per t`u shlyer dot ne vite sepse jane vrare shume bij e bija. Njerez te ngrihemi ne kembe kunder politikaneve negative qe sjellin keto pasoja,te afrohemi me njeri tjetrin ku jane shqiptaret e vertete dhe te dalim ballehapur para gjithe botes. Kemi shume pune e detyra.
vertet debil
Nuk e lexoni grekun e qelbur me nick name Athens ! Eshte zeri i Athines ! Mos e ngacmoni plehren se bie ere !