Ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij, por gjykata e ka lënë në burg edhe të dyshuarin e dytë të vendosjes së tritolit në banesën e tregtarit të makinave të përdorura. Shkëlzen Xhenja, i arrestuari i dytë për atentatin ndaj Bledar Cankës, mori masën e sigurisë, por mohoi akuzat. Nëpërmjet avokatit të tij, 22-vjeçari tha se nuk e njihte fare tregtarin. Disa ditë më parë gjykata la në burg edhe 15 vjeçarin M. Guri, të cilin tregtari e kishte akuzuar për abuzim seksual me mbesën e mitur të tij, por që nuk rezultoi e vërtetë.