Biznesmeni i duhanit, Ndue Cini, i cili u qëllua me armë në një atentat që dyshohet i paguar për konkurrencë mbrëmjen e 20 marsit teksa kthehej në banesën e tij në Shkodër, ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Thive”, ku 48-vjeçari, biznesmen i duhanit, u qëllua me plumb në kokë. Ai u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale, por pas një jave është shuar për shkak të plagës së rëndë. Policia nuk ka ende një të ndaluar për krimin.

Biznes plus konkurencë plus vrasës me pagesë, çfarë del ? Shtet dhe sistem i kalbur më duket?