Shkodër, vdes dy muaj pas atentatit

anazapta

Pas rreth 2 muaj trajtimi mjekësor intensive në spitalin rajonal të Shkodrës ndërron jetë 37-vjeçari Renato Gjoka, i cili ra pre e një atentati me armë zjarri në hyrje të banesës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 marsit, kur 37-vjeçari Gjoka është shembur në duart e nënës së tij me plagë të shumta të shkaktuara nga plumbat, të cilët i kishte marrë pas shpine.

Menjëherë ai u dërguar në urgjencën e spitalit, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, e cila zgjati disa orë, pasi plumbat i kishin prekur disa nga organet jetike.

Nga informacionet e marra, mësohet se Renato Gjoka pak ditë më parë kishte lënë ambintet e spitalit, duke vazhduar të ndiqte kurën në banesën e tij, por ditën e sotme ai ka pushuar së luftuari me vdekjen, duke ju dorëzuar asaj.

Ekspertiza e ngritur pohoi se atentati ndaj 37-vjeçarit ishte kryer nga një distancë shumë e afërt dhe autorët kanë qenë në pritje të shënjestrës së tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *