Shkodër, vëllai plagos aksidentalisht 18-vjeçaren me çifte

anazapta

Një 18-vjeçare është plagosur me armë zjarri ditën e djeshme në komunën Shalë në Dukagjin të Shkodrës. Policia bën me dije se e plagosur ka mbetur 18-vjeçarja Groshe Nengangu. Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se e reja është plagosur me armë gjahu. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen ndërkohë që e plagosura është nisur menjëherë nga banorët e fshatit për në spitalin e Shkodrës. Nga hetimet e kryera rezultoi se autor i ngjarjes është vëllai i adoleshentes dhe gjithçka ka qenë aksidentale. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *