Një konflikt për bagëtitë, të cilat kishin prishur disa hardhi që më pas pronësia e një rruge para shtëpisë së dy familjeve Muri, ka përfunduar me një të vrarë dhe disa të plagosur brenda fisit. Vrasja është kryer nga babë e bir Çesk Muri dhe Nikë Muri, të cilët kanë ekzekutuar Gjin Murin. Ngjarja e rëndë është shënuar më 10 korrik të vitit të kaluar në Shkodër, ndërsa prokuroria ka mbyllur hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë. Dosja nga Prokuroria e Shkodrës iu kalua më parë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për mungesë kompetence, pasi u klasifikua krim në familje.
