Është identifikuar autori i vrasjes së Kol Drinit, i cili u ekzekutua dje duke punuar tokën. Autori është Eduart Arra i datëlindjes 1981. Kol Drini u ekzekutua mëngjesin e 23 prillit me snajper teksa po punonte arën në fshatin Vukatanbë të Komunës Gur i Zi.
Sipas burimeve të policisë Eduart Arra ka nxjerrë hakun e xhaxhait të tij të vrarë para 21 vitesh. Policia po kryen kontrolle në zonë për arrestimin e autorit të vrasjes.
