Shkodër, vrasja për shkak të muzikës, autori ende në kërkim

anazapta

Sherri i çastit mes një grupi të rinjsh, në fshatin Zues të Shkodrës, degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Për pasojë vdiq 23-vjeçari Indrit Hylli dhe është plagosur rëndë kushëriri tij, Jetmir Molla. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë ish-fabrikës së çimentos në fshatin Zues të Shkodrës, rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ata u konfliktuan për motive banale, zëri i muzikës, ndërsa autori i krimit dyshohet të jetë 25-vjeçari Meraldo Hado, i shpallur në kërkim. 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *