Shkodër, vritet në derë të shtëpisë 38-vjeçari, dyshohej si vrasës me pagesë

anazapta

Një 38-vjeçar nga Shkodra është qëlluar për vdekje me armë zjarri para shtëpisë së tij mbrëmjen e kaluar. Edmir Koçija, 38 vjeç, me banim në lagjen “Tepe” në Shkodër është qëlluar nga persona të paidentifikuar, duke mbetur i plagosur rëndë. Ai ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas mjekëve, 38-vjeçari ishte qëlluar nga katër plumba, të cilët kishin prekur organet jetësore.

Viktima njihej si person me precedentë  penalë dhe dyshoj se kryente vrasje me pagesë.

Share This Article
1 Comment
  • Ne 2007-ten ju kapen nje arsenal armesh dhe municionesh gjate nje kontrolli pasi dyshohej per nje vrasje,por u la i lire sepse armet qe ju gjeten nuk ishin perdorur ne krimin per te cilin u arrestua: Kjo eshte drejtesia SHqiptare alla Berisha.
    Pa dyshim ky ishte kallashnikovi i pushtetareve per te lare hesapet me kundershtaret!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *