Një person u qëllua për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si ish-SMT-ja.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Dedë Xhaaka, 50 vjec nga Malësia e Madhe.
Në momentin e atentatit viktima ndodhej në tregun e shumicës së qytetit.
Pak momente pas krimit, policia ka kapur autorin dhe ka kapur si provë armën.
Ai është Ilir Hoxha. Ndërkohë po hetohen shkaqet e vrasjes.
