Shkodër, vritet me automatik 24 vjeçari, mister arsyet dhe autorët

Saimir Lleshi

Një shtetas ka mbetur i vrarë me armë zjarri gjatë natës në rajonin e Shkodrës. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se i ndjeri është 24-vjeçari Luigj Gjergji, i cili është vrarë me armë zjarri automatike.

I riu banonte në fshatin Pistull, ndërsa krimi ka ndodhur në fshatin Stajkë rreth orës 02:15 minuta.

Sipas policisë, në momentin e vrasjes i riu ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip Audi me ngjyrë të zezë me targa greke. Ai po udhëtonte nga Kryebushati në drejtim të Vaut të Dejës.

Ende nuk dihen shkaqet e krimit të rëndë. Policia po punon për të zbardhur vrasjen dhe për të arrestuar autorin ose autorët. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *