Një person është vrarë me armë zjarri në mes të qytetit të Shkodrës, mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zdrale, ku Kujtim Vajushi, 40 vjeç, është qëlluar me automatik, teksa kalonte në rrugë. Policia po heton në vendin e ngjarjes. Autori i krimit mbetet i paidentifikuar, ndërsa dyshimet e para janë për një vrasje të kryer për hakmarrje. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e vërteta dhe autorin e vrasjes.