Shkodër, xhaxhai vret nipin për pronën, plagoset autori dhe dy të tjerë

redaktor

Një konflikt pronësie mes dy familjeve Murri në Vukatan të Shkodrës ka përfunduar me një të vrarë dhe tre të plagosur. Nga policia lokale mësohet se Çesk Murri ka rrethuar shtëpinë e nipit të tij Gjin Murri dhe e ka qëlluar më armë zjarri duke e lënë të vdekur ne vend. Nga shkëmbimi i zjarrit mes pjesëtarëve të dy familjeve ka mbetur i plagosur autori i krimit dhe dy persona të tjerë po të familjes Murri përkatësisht Aleks Murri vëllai i viktimës Gjin Murri dhe Nik Murri djali i autorit të vrasjes Çesk Murri. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për një konflikt pronësie që kishte nisur prej kohësh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *