Shkodër, zbulohen 16 parcela me 1578 rrënjë kanabis

redaktor

Një sipërfaqe me 1578 rrënjë kanabis është gjetur nga policia në Qarkun e Shkodrës.

Në bazë të informacioneve paraprake, aksioni është realizuar në fshatin Mazrek, të rrethit të Shkodrës. Në vendin e quajtur “Kodër e Shëngjergjit” u evidentuan 16 parcela të hapura rishtas, të kultivuara me bimë narkotike.

Nga këqyrja e kryer prej grupit hetimor u konstatua se në këto parcela ishin të kultivuara 1578 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Bimët janë asgjësuar në vend përmes djegies dhe një pjesë e tyre u mor si provë materiale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *