Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shkodër, zbulohet baza e bombave me sahat, 2 të arrestuar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Shkodër, zbulohet baza e bombave me sahat, 2 të arrestuar
AktualitetLajmi i fundit

Shkodër, zbulohet baza e bombave me sahat, 2 të arrestuar

redaktor
Published April 10, 2014
Share
SHARE

Një tjetër bazë eksplozivi u zbulua dhe godit në qytetin e Shkodrës ditën e djeshme. Janë dashur dy muaj përgjime dhe infiltrime të agjentëve që hiqeshin si pjesë e aktivitetit kriminal, për të zbuluar rrjetin e dyshuar. Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit, finalizuan dje operacionin kundër trafikimit të bombave me telekomandë. U sekuestruan 4 mina me telekomandë të përgatitura, 6 kapsolla elektrike, aksesorë ndihmës për vënien në funksionim të minave me telekomandë, 4 armë zjarri pistoletë, rreth 30 fishekë pistolete, 50 fishekë automatiku dhe një silenciator. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për një trafik të pastër të eksplozivit të gatshëm dhe të armatimeve për qëllime kriminale, por do hetohet përfshirja edhe në atentatet e ndodhura në vend muajt e fundit. Rreth orës 18:00 të mbrëmjes u arrestuan edhe dy të dyshuarit Pjetër Babaj, 58 vjeç, banues në lagjen “Tre heronjtë” dhe Lulëzim Toska, 36 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori” të Shkodrës.

Fillimisht policia ka arrestuar në urën e Bunës, të dyshuarin Pjetër Babaj, i dënuar edhe më parë për trafik armësh. Në automjetin e tij, policia gjeti dy mina me sahat. Pas kontrollit të banesës në lagjen “Tre heronjtë” u bë e mundur të gjendeshin edhe minat e tjera, së bashku me kapsollat elektrike dhe aksesorët e tjerë. Bazuar në informacionet e mbledhura gjatë hetimit dy mujor, policia vijoi kontrollin në banesën e të dyshuarit tjetër Lulzim Toska, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Babajt. Në këtë banesë u gjetën 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 silenciator. “Policia vazhdon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprat penale të “trafikimi i armëve dhe municioneve” dhe do hetohen lidhjet me grupet kriminale që kanë kryer atentatet me eksploziv të muajve të fundit”, thanë burime zyrtare. Vlera në tregun ilegal e këtyre bombave shkon deri në 2 mijë euro për copë e gatshme.

Të arrestuarit:

Pjetër Babaj, 58 vjeç, i dënuar më parë

Lulëzim Toska, 36 vjeç, Shkodër

Sekuestrimet:

4 mina me telekomandë të përgatitura

6 kapsolla elektrike

aksesorë ndihmës për minat

4 armë zjarri pistoletë

30 fishekë pistolete

50 fishekë automatiku

1 silenciator

redaktor April 10, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • EURO MALOKU says:
    April 10, 2014 at 8:16 pm

    Ju lumte djema!!!

    Reply
  • MARKO says:
    April 10, 2014 at 8:48 pm

    Me kete sistem drejtesie qe kemi ne keto te arrestuar se shpejti i ke te lire.

    Reply
  • matteo says:
    April 10, 2014 at 9:48 pm

    Cili shkodran/e I inkurajon keta trafikante e kriminele? Me siguri lideret politike, avokater te djallit, besoj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?