Vargje të nënshkruara
Kapo Labi
Lehu prapë qen’ i zgjebosur
Nuk rri dot pa ngrënë zagari
Shpifjet e tij s’kanë të sosur
Nuk u lodh ky soj zuzari.
Krimineli gojë ndyrë
Si te Ina, te Bazhdari
I pacipë, i pafytyrë
Paska pasur tru gomari.
Goja jote s’ka pushuar
Që kur Inën ofendove
O matuf, ti je mësuar
Dhe me jetë e kërcënove.
Për Ketin sa e dëgjove
Se bashkinë do ta marrë
Hape thesin e sajove
Si çdo herë ç’të erdh për mbarë.
Mos harro more i marrë
Keti është malësore
Deri sot ty s’të ka sharë
Që farë e fis ja dënove.
Të ka ecë mor gjakatar
Lekë e drejtësinë përdore
Do e shohim me bazhdar
Do ja dalësh si u solle.
Shkodra lëngun ta ka pirë
Dy dekada i mashtrove
Në qershor të thonë lamtumirë
Ty e partisë tënde horre.
Përgjigjen e merituar
Nga Spiropali e more
S’vure mend o i droguar
Trimëri me gra tregove.
