Një prezantim spektakolar në “Mestalla”. Projekti i Valencias për sezonin futbollistik 2015-2016 u paraqit përpara tifozëve, në një pritje madhështore për ekipin. Lojtarët dhe stafi hynë në fushë njëri pas tjetrit, me nga një këngë që i shoqëronte në sfond, të zgjedhur nga secili prej tyre.
Kjo bëri që mbrojtësi shqiptar, i cili përfaqëson Gjermaninë, Shkodran Mustafi, të kishte një prej prezantimeve më të veçantë. Në stadiumin “Mestalla” të mbushur, Mustafi hyri në fushë mes brohorimave, me këngën “24 h” e reperit shqiptar “2Ton”.
Pas prezantimit, nëpërmjet rrjeteve sociale, mbrojtësi me origjinë shqiptare i falenderoi të gjithë tifozët për pritjen e jashtëzakonshme të rezervuar. Skuadrës së parë, iu bashkuan në fushë më tepër se 800 fëmijë dhe futbollistë të rinj, nga pesë Akademitë e klubit spanjoll.
Në njërën anë të skenës qëndronte mozaiku i “Senyera”-s, i njohur më gjërësisht si flamuri katalan dhe në anën tjetër, mozaiku me logon e klubit të Valencias. /SS/
thone se nga e elvana gjate u kendua kenga kuq e zi je ti,dhe mustafa u perlot,sa ngasherimin e ndjene edhe lojtaret berhami, jonuzaj,shaqiri edhe ndonje ill lojtar tjeter qe nuk kapatur rast te vishet kuq e zi e te kendoje hymnin shqiptar,
A thua do shkelqeje me Valencian?