Atletico Madrid dhe Valencia e kanë mbyllur 1-1 përballjen e tyre këtë mbrëmje të diele në Estadio Vicente Calderon në javën 26 të La Liga.
Pas një gjuajtje të lirë, Torres e futi topin në një zonë të rrezikshme që pasoi me kthimin e Tiagos me gjoks drejt Kokes, i cili e dërgoi në rrjet (33’).
Miqtë arritën ta barazojnë rezultatin me Shkodran Mustafin.
Goditja e Parejos u përplas për shtylle dhe aty ishte Mustafi që shënoi me kokë nga afër (78’).
Ai e festoi golin edhe këtë herë me duart-shqiponjë.
Pas humbjes së Realit dhe fitores së sotme të Barcelonës renditja në La Liga ka ndryshuar:
Barcelona me 62 pikë është tashmë në vendin e parë, e ndjekur nga Reali me 61, Atletiko Madrid 54 dhe Valencia 53 në vendin e katërt.
https://www.youtube.com/watch?v=Sdj-22dnFUU
https://www.youtube.com/watch?v=5conUP4SzlY
