Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zgjedhur të vizitojë kishën e Shna Ndout në Laç, mbrëmjen e datës 13 qershor, kur shënohet edhe fundi i pelegrinazhit.
Në një postim në Instagram, Kim ka bërë me dije se nuk ia merrte mendja që ndodnjëherë do ta gjente Shën Antonin në Shqipëri, në këtë kishë.
“Si mijëra njerëz në Shqipëri, vizitova Kisha e Shna Ndout në # Laç këtë mbrëmje për të thënë një lutje të veçantë. Kur isha duke u rritur në #Guam, shkova në shkollën St. Anthony. Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja një ditë se do ta gjeja Anthony of Padova në #Shqipëri. Le të na ndihmojë Shën Antoni për të gjetur atë që ka humbur. Ju ndihmoftë!”- shkruan Kim.
Data 13 qershor shënon të ditën e fundit të pelegrinazhit që zhvillohet çdo vit në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra besimtarë janë mbledhur në këtë vend të shenjtë, që një ditë më parë për të pritur kulmimin e festës së madhe të Shna Ndout.
n.s. / dita

Keto I kini per humor… a si eshte puna..?! Gjydh
stergjyshet tane kane qene me emrin Andon e Andonia..! Mos na i neveritni vendin me nje we nuk e dime prej nga eshte..! Ju lutem I shume, behuni serioze..!