Syri me shtatë drita,
Malit vetëtinte,
Shkelte këmbë e saj,
Zalli tringëllinte!
Gurët çelën lule,
Lulet – dallëndyshe,
Shkelte këmbë e saja,
(s’kish si ndodhte ndryshe).
Thashë do më fliste,
Ndaj dola e prita,
Porse më verboi,
Syri me shtatë drita!
Prita mos më thoshte:
“Erdha bandill, erdha”!…
Po shkoi e s’më foli,
Iku jelekverdha!
Qengjat ngritën kokën,
Përmbi fije bari,
Pa ndezur në buzë,
Më mbeti cingari!
Desha që t’i jepja,
Lule me gajtane,
Pastaj veç t’i thosha,
“Pse s’më flet moj xhane”!…
Unë vija malit,
Me llërë përveshur,
Me cingar në buzë
Dole duke qeshur.
Tringëllinin zajet
Lart, në të përpjetat,
Erdhën dallëndyshet
Më shpleksën gërshetat.
Gërsheti i verdhë,
Dallga e floriri,
Më puliti tinëz,
Qerpikun e syrit.
Ç’faj kam që s’të thashë:
“Erdha, bandill, erdha!”,
Qerpikut m’u shpleksën
Gërshetat e verdha.
Mos më zemëronesh
E më mban mëri,
Të flas më të kthyer
Djal-o, përsëri…
Llamburit në buzë,
Flakërin cingari…
Le të ndizen gurët,
Le të digjet bari!…
1975
Arben Duka

Mos me jeleke te verdhe or Duke mavria,
se do e zere ate Rambythen tend lemeria,
Jelekverdhet e Parisit do ti sjelle ne mend,
(ah sikur te kishim ca ne vendin tim e tend)
ato djelma qe per pak gje Parisin bene pac,
duhet te ishin ketu ta qeronin Ramen gagac,
qe njemije zullume ka bere, njemije prapesi,
Jelekverdhet duhen ketu per kete poshtersi,
qe Shqiperia nga varferi e zullum te shpetoj,
me Jelekverdhe i duhet qe Ramen ta qeroj.
Nuk e duroni Ramen se po e shpeton Shqiperine nga gangrenizimi sistematik qe i bete asaj, sa here vinit ne pushtet. Beni nje veshtrim te gjygjesori dhe do te shihni po ato fytyra per 30 vjet si puna e Gjin Gjonit, ngulur nga Sali Berisha dhe te shkulur pas tre dekadadh nga Vetingu.